Hakmerret Turqia, bombardon ashpër bazat e kurdëve

Pas tentativës për të sulmuar Ministrinë e Brendshme dhe Parlamentin, Turqia ka ngritur në ajër avionët e saj për t’u hakmarrë ndaj militantëve kurdë.

Marketing

Sipas raportimeve nga Ankaraja zyrtare, më shumë se 20 objektiva të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit që ndodhen në veri të Irakut u goditën nga raketat turke mbrëmjen e së dielës.

“Sulmet ajrore u kryen në objektiva terroristë në zonat e Metina, Hakurk, Kandil dhe Gara në Irakun verior. Gjithsej 20 objektiva terroristë u shkatërruan dhe një numër i madh terroristësh u neutralizuan”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Një ditë më parë, dy persona iu afruan kompleksit të ndërtesave qeveritare dhe tentuan të ndërmerrnin një sulm të rëndë, por që përfundoi vetëm me vdekjen e tyre. Gjatë këtij sulmi u lënduan dhe dy efektivë policie. Ishin pikërisht militantët kurdë ata që pranuan se ishin prapa kësaj ngjarje që tronditi Turqinë mëngjesin e së dielës.

Marketing