Ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Admirim Haliti ka miratuar metodologjinë sipas së cilës, prej tani në institucionet shtetërore do të punësohen 31.54 për qind shqiptar dhe jo sikurse deri tani që ka qenë 24.3%
Ministri Haliti, në përllogaritjet ka shtuar edhe popullatën jorezidentet, duke u bazuar në rezultatet nga regjistrimi i fundit, si dhe dy për qind nga 132 260 qytetarët të cilët janë regjistruar në bazë të burimeve administrative.
Ministri Admirim Haliti miraton metodologjinë, në administratën shtetërore shqiptarët do të punësohen 31.5% shqiptarë, dhe jo 24.3%
Sipas regjistrimit të fundit, realizuar në shtator të vitit të kaluar, në territorin e Maqedonisë së Veriut jetojnë 58.44% maqedonas, 24.3% shqiptarë, 3.86% turq, 2.53% romë, 1.3% serb, 0.87% boshnjak dhe 0.47% vlleh. 7.2%, ose 132.260 qytetarë janë regjistruar në bazë të burimeve administrative dhe ato nuk hyjnë në përqindjen e nacionaliteteve.
Sipas rezultateve nga regjistrimi jashtë vendit, 66.36% janë shqiptarë dhe 24.45% maqedonas.
Kur të mblidhen këta numra, atëherë 54.21% janë maqedonas, 29.52% shqiptarë, 3,98% turq, 2.34% romë, 1.18% serb, 0.87% boshnjak dhe 0.44% vlleh.