Halkidiki, vazhdojnë kërkimet për Martinin e zhdukur

Vazhdojnë për të katërtën ditë kërkimet për 28-vjeçarin Martin, i cili të shtunën u zhduk në Poseidi të Halkidikit. Shërbimet bregëdetare greke në mëngjes vazhduan kërkimet duke përdorur edhe dronin nënujor i cili do të duhet të ndihmojë ekpet për të gjetur atë. Për dallim nga ditët e kaluara, moti sot në bregdetin grek është i mirë dhe i qet.

Marketing

“Sot moti është i mirë dhe i qet, kjo kohë po na ndihmon shumë gjatë kërkimeve. Sot do të japim maksimumin për të gjetur atë duke përdorur edhe dronin nënujor, sepse nga nesër parashikimi i motit është se sërish do të përkeqësohet moti këtu.”, tha Hristos Ramos, kryetar i ekipit vullnetar të shpëtimit.

Kërkimet e ekipeve të shpëtimit nga afër i përcjell edhe e ëma e Martinit të zhdukur, e cila mbrëmë von nga Amerika arriti në Halkidiki. Për disa media greke ajo deklaroi se është shumë e shqetësuar, megjithatë se në asnjë moment nuk ka humbur shpresën se çdo gjë do të jetë e mirë.

Në ndërkohë 25 vjeçari Vasili i cili i pari u gjet në detin grek tha se shpresa e të gjithë të afërmëve të Martinit është se ai kohë më parë do të gjindet shëndosh e mirë.

“Po shpresojmë se do ta gjejnë. Ivani tentoi që ta shpëtonte Martinin në det, mirëpo dallgat detare ishin aq të forta sa që e tërhoqën Martinën më fell në det. Nuk humbas shpresën se Martinin do ta gjejmë shëndosh e mirë.”, tha Vasili.

28 vjeçari Martini së bashku me dy shokët e tij ishin për pushime verore në Halkidiki. Të shtunën të tretë ishin duke festuar ditëlindjen e njërit prej tyre, dhe duke konsumuar alkohol për një moment ata u futen në det në plazhin e Mitit në Poseidi dhe për shkak të motit të keq dy prej tyre u larguan nga bredu me ç’rast u gjetën më pas në gjendje të pafuqishme.

Marketing