Përplasjet e përgjakshme midis militantëve palestinezë dhe ushtrisë izraelite vazhdojnë dhe të paktën 30 vetë janë vrarë në ditët e fundit në Gaza dhe Izrael.
Militantët palestinezë thonë se ata hodhën rreth 130 raketa në Tel Aviv të Izraelit pasi autoritetet ushtarake izraelite shkatërruan një ndërtesë në Rripin e Gazës. Pamjet televizive tregojnë të paktën dy shtëpi në flakë.
VIDEO: Dozens of rockets fired from Gaza are intercepted by Israel’s Iron Dome air defense system over the Tel Aviv metropolitan area. pic.twitter.com/DbKUkpCp6u
— Avi Mayer (@AviMayer) May 11, 2021
Qytetet Ashkelon dhe Ashdod, në jug të Tel Aviv, u prekën gjithashtu. Një shkollë në Ashkelon u godit dhe mësimi u ndërpre.
Nga e hëna në mbrëmje deri më sot, militantët qëlluan më shumë se 400 raketa në drejtim të Izraelit. Izraelitët thonë se ata goditën 150 objektiva në Gaza. Autoritetet shëndetësore thonë se 28 palestinezë u vranë, raporton bbc.
Komuniteti ndërkombëtar po u kërkon të dy palëve t’i japin fund konflikteve që kanë vazhduar për ditë me radhë.
Grupi militant i kontrolluar nga Hamas ka thënë se po punon për të mbrojtur xhaminë al-Aqsa të Jerusalemit nga “agresioni dhe terrorizmi” izraelit pasi vendi, i cili është i shenjtë për myslimanët dhe hebrenjtë, ishte skena e përplasjeve midis policisë izraelite dhe palestinezëve të hënën, në të cilën qindra njerëz u plagosën.
JUST IN – Massive explosion after a direct hit near Ashkelon, Israel.pic.twitter.com/d1xH1TSR80
— Disclose.tv 🚨 (@disclosetv) May 11, 2021
Impacts in #TelAviv pic.twitter.com/Bb5ZuWq9h5
— The A&O Board PSF 🇵🇸🇵🇰 (@AOBPSF) May 11, 2021