Hamasi parashikon armëpushim në Gaza brenda një ose dy ditësh

Zëvendëskryetari i Byrosë politike të Hamasit, Mousa Abu Marzook tha se parashikon që armëpushimi në Gaza do të arrihet brenda një ose dy ditëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Abu Marzook ka folur në kanalin televiziv Al Mayadeen me qendër në Liban, ku ai ka bërë të ditur se ka pritshmëri që përpjekjet e treguara për armëpushim do të jenë të suksesshme.

“Parashikoj që armëpushimi në Gaza të arrihet brenda një ose dy ditëve”, deklaroi Abu Marzook i cili shtoi se Izraeli nuk ka fuqi të luftojë në shumë fronte. “Tel Avivi është shumë i shqetësuar nga hapja e dyerve të ferrit”, tha ai.

Marketing

Pasi rikujtoi se SHBA-ja në fillim nuk ka pranuar që çështja të diskutohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), Abu Marzook theksoi se “Qëndrimi i Washingtonit ka ndryshuar pasi rezistenca palestineze goditi Tel Avivin”.



. .

Marketing