Han: BE-ja ta realizojë atë që e ka premtuar, ndërsa ju të vazhdoni me reformat

Republika e Maqedonisë së Veriut meriton në tetor të marrë dritë të gjelbër për fillim të negociatave për anëtarësim në BE për shkak tërë asaj që e bëri gjatë viteve të kaluara në zbatimin e reformave, me Marrëveshjen e Prespës, por edhe Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Që ajo të realizohet, nevojitet edhe zbatim i mëtutjeshëm i reformave, posaçërisht në pjesën e mundësimit të sundimit të së drejtës përmes miratimit të ligjit për prokurorinë publike dhe luftës së pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit. Me atë rast, të gjithë faktorët politik duhet ta kenë parasysh të ardhmen dhe interesat e qytetarëve dhe shtetit, porositi eurokomisari për politikë fqinjësore dhe zgjerim, Johanes Han në konferencën për shtyp me kryeministrin Zoran Zaev.

Marketing

“Ky është qëllim nacional dhe të gjithë në shtet duhet të kuptojnë se duhet të punojnë për të. Gjithsesi, ekzistojnë diskutime dhe negociata, por kjo konsideroj se të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për qëllimin përfundimtar dhe për fatin e shtetit. Shpresoj se të gjithë do t’i mbështesin masat e domosdoshme të cilat fillimisht duhet të ndërmerren me qëllim që të arrihet ajo që shumë prej nesh dëshirojnë ta shohin, e ajo është drita e gjelbër për fillim të negociatave inkuadruese”, tha Han.

Ai ndjen keqardhje që vendet anëtare ende nuk kanë vendosur për hapje të negociatave inkuadruese dhe pse atë nuk e bënë në qershor sepse, siç potencoi, vendi shënoi sukses, realizoi krejt çka ishte kërkuar.

“Maqedonia e Veriut punoi me mund dhe koha është që BE-ja t’i përmbushë obligimet e veta. Ndonjëherë duhet edhe BE-ja të reflektojë, e jo vetëm vendi juaj. Por, prandaj është e domosdoshme të vazhdohet me zbatimin e mëtutjeshëm të reformave”, tha eurokomisari Han.

Duhet të vazhdojnë përpjekjet në këtë sferë dhe të tregohet zero tolerancë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Vendet anëtare, shtoi, e shohin këtë proces prej së afërmi, por ajo që po bëhet është para së gjithash për të mirën e qytetarëve, Sundimi i së drejtës nevojitet që ata të kenë besim në institucione, por edhe vendi të jetë stabil edhe politikisht edhe ekonomikisht.

Kryeministri Zoran Zaev konsideron se vendi meriton të marrë datë për fillim të negociatave me BE-në për shkak se gjatë dy viteve të shkuara punoi shumë për atë qëllim. Jam i bindur se në tetor përfundimisht pas 15 viteve do ta marrë datën e shumëpritur për negociata. Ndërkohë, tha, do të vazhdojmë të punojmë në reformat, në mënyrë që të mos i jepet alibi BE-së për vendim tjetër. Porositi se pushteti është i hapur për bashkëpunim me opozitën për të gjitha çështjet kyçe me rëndësi për interesin e qytetarëve dhe shtetit. ab/

Marketing