Han: Ka informacione për kërcënimet ndaj deputetëve të VMRO-së që janë pro marrëveshjes

Eurokomisari për Zgjerim, Johanes Han, në intervistë për “Standardin” austriak thotë se është i njohur me kanosjet nga ana e opozitës kundër deputetëve që dëshirojnë ta dalin nga vija partiake dhe ta përkrahin Marrëveshjen me Greqinë në Kuvend. Ai nga VMRO-DPMNE-ja kërkoi që të heqin dorë, nga siç tha ai, qasja konstruktive dhe interesat e vendit dhe të qytetarëve t’i vendosin para interesave partiake. Shton se partia do të mbajë tërësisht përgjegjësinë për mbylljen e dyerve të BE-së për Maqedoninë, nëse marrëveshja nuk kalon.

Marketing

“Kjo është tërësish e papranueshme për një parti e cila thotë se është proevropiane, një parti demokratike”, deklaroi Han.
Ai rikujton se integrimi euroatlantik është qëllim deklarativ i VMRO-DPMNE-së, por se partia këtë duhet që ta tregojë në vepër dhe se Marrëveshja me Greqinë i hap pikërisht dyert për integrimin në BE dhe në NATO.

Për eurokomisarin referendumi ka qenë thjesht konsultativ dhe një shumicë e mirë e qytetarëve u prononcuan “pro”.
“Thirrjet për bojkot dëshmojnë për mungesë të pjekurisë demokratike”, tha eurokomisari.

Johanes Han konsideron se zgjedhjet e parakohshme bartin rrezik për mosrealizimin e afateve të vendosura për Marrëveshjen për emrin dhe thotë se dyshon nëse Greqia do të ketë mundësinë që ta miratojë në Parlamentin e saj. Ai shtoi edhe se zgjedhjet e reja nuk janë garanci për dy të tretën e shumicës të nevojshme.

“Tani ekziston mundësia që duhet të shfrytëzohet, në të kundërt kjo mundësi e vetme që të kalojë Marrëveshja dhe me këtë të hapet rruga për anëtarësim në BE mund të humbet për një kohë të gjatë, mundet të humbet edhe përgjithmonë”, deklaroi Han.

Ai shton se VMRO-DPMNE-ja do të jetë tërësisht përgjegjëse për këtë skenar dhe për mundësinë e humbur që është e rëndësishme jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për tërë rajonin.
Gazeta austriake thekson se momentalisht po zhvillohen disa procese kundër krerëve të lartë të partisë dhe se krahu i partisë që ende është lojal kundrejt Nikolla Greuvskit po përpiqet të kapitalizojë përmes qëndresës kundër Marrëveshjes së Prespës.

Edhe presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili sipas “Standard”, i përfaqëson interesat ruse, gjithashtu, e kundërshton Marrëveshjen, e cila i hap dyert vendit për anëtarësim në NATO dhe në BE.

Marketing