Han konfirmon shtyrjen e publikimit të raporteve për zgjerimin të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Komisari për Zgjerim, Jonahes Han, e ka konfirmuar spekulimet se raportet për vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të publikohen në prill për shkak të zgjedhjeve evropiane, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp me Millorad Dodiq, Han ka theksuar se qëllimi është që raportet të “diskutohen tërësisht”. “Në këtë pikëpamje tentojmë t’i shmangim të gjitha pengesat e mundshme që do të mund ta vështirësojë debatin objektiv, neutral, të mos preket nga zfjedhjet në BE.

Marketing

Mendojmë të jetë më vonë nga e zakonshmja që të mundësojmë që debati për rezultatet e ndryshme për zgjerim, debat i bazuar në fakte”, deklaroi Han. Me muaj tashmë po spekulohet se për shkak të ndjeshmërisë së këtyre zgjedhjeve parlamentare në BE, raportet do të mund të shtyhen më herët deri në javën pas zgjedhjeve, gjegjësisht javën e parë të qershorit, që do të mundësonte që deri në Këshillin e qershorit të aprovohen konkluzionet e Komisionit Evropian nga ana e vendeve anëtare.

Por, komisari evropian nuk e ka përjashtuar mundësinë që raportet të publikohen edhe më vonë. “Në çdo rast do të publikohen para inaugurimit të Parlamentit të ri Evropian”, tha Han. Sipas kalendarit të KE-së përbërja e re duhet të inaugurohet më 2 korrik, pasi që do të përfundojnë negociatat e partive politike. Maqedonia dhe Shqipëria presion sivjet që vendet anëtare të aprovojnë datë për negociata me BE-në. takimi i liderëve të BE-së në të cilin do të mund të vendoset për datat është caktuar për më 20 dhe 21 qershor, ashtu që mbetet e pasigurt nëse raporti të publikohet ara kësaj, apo vendimi do të shtyhet për në vjeshtë