Han: Shtyrja e negociatave me Maqedoninë mund të ketë pasoja dramatike

Në intervistën për Agjencinë Evropa, komisari për zgjerim Johanes Han i paralajmëron shtetet anëtare të BE-së se anulimi i sërishëm i negociatave për Maqedoninë dhe Shqipërinë do të kishte “pasoja dramatike” për mbarë rajonin.

Marketing

Pas porosive që arritën nga Parisi dje se vendi mbetet i rezervuar për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në qershor të këtij viti, Han ka paralajmëruar se kjo vë në pikëpyetje kredibilitetin e BE-së dhe stabilitetin e rajonit.

“Bëhet fjalë për kredibiltetin e BE-së, shtetet anëtare vetë e kanë përcaktuar qershorin 2019 si datë për vendimin e hapjes së negociatave qasëse me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, anulimi do të kishte pasur impakt dramatik për mbarë rajonin”, ka thënë Han.
Ai kujton se Maqedonia veçmë dhjetë vite pret fillim të negociatave, të bllokuar për shkak të kontestit me Greqinë.

“Tani kur ky problem është zgjidhur duke iu falënderuar guximit politik dhe vendosmërisë së dy liderëve dhe kur kemi konstatuar progres të shkëlqyeshëm në reformat e brendshme do të ishte shumë zhgënjyes nëse hapja e negociatave qasëse përsëri anulohet”, ka thënë komisari për zgjerim Han dhe është i bindur se shtetet anëtare do të sjellin “vendimin e drejtë” si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Shqipërinë e cila sipas tij, poashtu shënon progres të mirë reformues, veçmas në gjyqësi.

Han i cili nuk do të merr pjesë në Samitin joformal në Belin të hënën kushtuar Ballkanit, pasi zgjerimi nuk është në agjendë, paralajmëron se BE dhe vendet skeptike duhet të kenë kujdes të mos e lënë pas këtë politikë ndaj rajonit.

“I përshëndes përpjekjet e presidentit Makron të forcohet politika e jashtme dhe e sigurisë së BE-së por ajo duhet të fillojë me fqinjët tonë, Ballkanin perëndimor, para shteteve konkurrente si Rusia, Kina dhe Turqia që nuk janë të interesuar për vlerat dhe normat evropiane”, ka thënë Han.

“Por ky angazhim gjeostrategjik do të funksionojë vetëm nëse shtetet anëtare përfshirë edhe Francën e vërtetojnë perspektivën evropiane dhe i pranojnë meritat individuale të vendeve”, shton komisari.

Han nga ana tjetër shton se dy proceset janë të pandashëm.

“Bashkëpunimi dhe stabiliteti i rajonit janë në zemrën e procesit të zgjerimit të BE-së, procesi i anëtarësimit është motori i reformave ekonomike dhe reformave të shtetit juridik që janë bazë e çfarëdo zhvillimi demokratik”, është përgjigjur Han.

Franca dhe Gjermania të hënën duan që shteteve të rajonit t’ua tregojnë shembullin e tyre të pajtimit dhe tejkalimit të kontesteve, por komisari për zgjerim Han kujton se ekziston shembull i tjetër më i ri dhe lokal.

“Kemi shembull të ri që vjen nga vetë rajoni: Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Këto dy vende bashkë arritën të zgjidhin kontestin e emrit i cili rëndonte mbi raportet tre dekadëshe bilaterale, ky është sukses historik që në mbarë rajonin dërgon sinjal se edhe kontestet shumëvjeçare mund të tejkalohen”, ka thënë Han për Agjencinë.

Marketing