Ballina Sport Handanovic vazhdon kontratën me Interin

Handanovic vazhdon kontratën me Interin

Samir Handanovic ka vazhduar bashkëpunimin me Interin.

Marketing

Portieri i Interit, Handanovic ka nënshkruar vazhdimin e kontratës me ekipin Italian.

Lajmin për arritjen e marrëveshjes e ka konfirmuar vet klubi me anë të një postimi, transmeton lajmi.net.

Ai u pyet se si po ndihej që tashmë do të futet në vitin e tij të 11-të me klubin, portieri u shpreh:

“Jam shumë krenar, jam krenar dhe që jam kapiten i Interit”.

Handanovic ka bërë 439 paraqitje me ‘Zikaltërtit’ dhe ka fituar një titull të Seria A, Kupën e Italisë dhe Superkupën italiane.

Marketing
Exit mobile version