Hapet fabrika Gold Land e Vezë Sharrit, Osmani nga IPA fondet i siguron 1.5 milion euro pa kthim

“Përgëzime për “Gold Land” – shembull i vërtetë për perspektivat evropiane të biznesit tonë”kështu është shprehur zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani pas hapjes së Fabrikës “Gold Land “e Vezë Sharrit.Bujar Osmani nga IPA fondet i siguron 1.5 milion euro pa kthim.

Marketing

Me këtë rast njeriu i dytë i Qeverisë Bujar Osmani ka deklaruar se me grante të pakthyeshme prej më shumë se një milion e 100 mijë euro mjete IPARD, mbështesim transformimin evropian të biznesit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke krijuar standarde bashkëkohore, duke hapur vende të reja të punës, duke krijuar ardhmëri për të rinjtë këtu në vend.

Arben Abdurrahmani, pronari i VEZE SHARI vendosi sot gurëthemelin e një kompleksi të ri bujqêsor “GOLD LAND” në vlerë prej 4.5 milion euro. Për këtë investim Arbeni merr 1.5 milion euro fonde të pakthyeshme europiane nga IPA mjetet në agjencinë për mbështetjen e bujqësisë.
Bujar Osmani tha se si koordinator nacional për mjetet IPA përgëzoj investitorin për këtë sinergji mes idesë së mirë dhe bashkëpunimit me institucionet vendore dhe europiane por gjithashtu përgëzoj edhe duon Babovski/ Selami si udhëheqës të IPARD-it për këtë investim!Sipas Osmani me këtë rast hapen edhe vende të reja pune si dhe kemi ushqim më cilësor.

Marketing