Hapet tuneli nënujor i Porto Palermos, Rama: Nis projekti për ta kthyer Gjirin e Panormës në një destinacion të turizmit

Pas 32 vjetësh është hapur porta e tunelit të fortifikuar të Porto Palermos. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet në rrjetin social Facebook.

Marketing

Kreu i qeverisë thotë se tashmë nis projekti i Ministrisë së Mbrojtjes për ta kthyer Gjirin magjepsës të Panormës në një destinacion të turizmit historik.

Sipas Ramës, do të ndërthurret natyra e paprekur e gjirit, vendosur nën mbrojtje nga qeveria shqiptare, me rijetëzimin e godinave të vjetra ushtarake, krijimin e muzeut të Luftës së Ftohtë, si edhe jetëzimin e kalasë së famshme të Ali Pashës.

“Mirëmëngjes dhe me hapjen e tunelit nënujor të Porto Palermos, nis projekti i Ministrisë së Mbrojtjes për ta kthyer Gjirin magjepsës të Panormës në një destinacion të turizmit historik, ku do të ndërthurret natyra e paprekur e gjirit, vendosur nën mbrojtje nga qeveria shqiptare, me rijetëzimin e godinave të vjetra ushtarake, krijimin e muzeut të Luftës së Ftohtë, si edhe jetëzimin e kalasë së famshme të Ali Pashës, ju uroj të diel të bukur”, shkruan Rama në Facebook./abcnews.al

Marketing