Hapja e kufirit Miratoc-Llojan, zv/kryeministri Osmani takon ambasadoren serbe në Shkup

Zëvendës kryeministri për euro-integrime Bujar Osmani është takuar me ambasadoren serbe në Shkup, Dushanka Divjak Tomiq.

Marketing

Temë kryesore e takimit ishte hapja e vendkalimit kufitar Miratoc-Llojan.

“Pika e kalimit kufitar lokal Llojan-Miratoc ka rëndësi të veçantë për popullatën nga komunat kufitare, ndërkaq finalizimi dhe vënia në funksion, me saktësi do të ilustrojë marrëdhëniet e mira mes Maqedonisë dhe Serbisë” – ka shkruajtur ministri Osmani në rrjetet sociale.

Disa javë më parë kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi paralajmëroi që aktivitetet e zhvilluara me Ambasadat e akredituara në Beograd si dhe takimet me kryeparlamentarin e Maqedonisë z. Talat Xhaferi dhe homologun e tij të komunës së Likovës z. Erkan Arifi, tashmë kanë dhënë rezultatet e para. Ambasadori norvegjez në Beograd ka qenë më i zëshmi dhe në mënyrë intensive i ka zhvilluar aktivitetet mbi ndjekjen dhe përshpejtimin e procedurave ndërshtetërore mes Serbisë dhe Maqedonisë.

Ai poashtu i ka siguruar dhe fondeve për rregullimin e vendkalimeve kufitare nga të dyja anët me infrastrukturën dhe pajisjet e nevojshme. Data e saktë për hapjen e vendkalimit kufitar Miratoc-Llojan nuk dihet, por aktivitetet ndërshtetërore mes ministrive përkatëse tashmë janë zhvilluar në një stad të lartë dhe se hapja e kufirit tashmë nuk është temë tabu, por çështje kohe.

Marketing