Ballina Lajme Maqedoni Hapja e negociatave me BE-në, Xhelal Neziri: Faktor kyç është BDI dhe...

Hapja e negociatave me BE-në, Xhelal Neziri: Faktor kyç është BDI dhe Ali Ahmeti

Dy ditë më parë në Bruksel Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria hapen negociatat për anëtarësimin në BE. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut. Sipas analistit Xhelal Neziri në një intervistë për TS, thotë se më meritorët për këtë datë historike të Maqedonisë së veriut pa dyshim ka qeveria e tanishme gjegjësisht partia shqiptare BDI dhe Ali Ahmeti.

Marketing

“Kjo është një sukses i qeverisë, këtë proces ashtu edhe Marrëveshjen e Prespës e ka drejtuar në mënyrë të suksesshme edhe Marrëveshja e Prespes edhe Marrëveshja me Bullgarinë që u arrit pa dyshim është sukses i kësaj qeverie. Kur flasim për këtë qeveri ne kemi parasysh se faktorë kyç është Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Ali Ahmeti. Një parti e cila ka treguar kapacitete shtetformuese, ka treguar lidership në këtë proces, por edhe në procesin e Marrëveshjes së Prespës” thotë  Neziri.

Sipas tij, BDI në gjithë këtë sipërmarrje të Integrimit në BE ka luajtur një rol mjaft konstruktiv të dobishëm që vendi të jetë në trenin që do të lëviz më shpejtë në BE.

Marketing
Exit mobile version