Haradinaj i frikësohet qëndrimeve të kundërta me Thaçin në Berlin

Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur në një konferencë për media për samitin e Berlinit.
Më 29 prill, në Berlin të Gjermanisë, do të mbahet një takim i liderëve perëndimorë ku prezent nga Kosova do të jenë edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Marketing

Haradinaj në lidhje me takimin në Berlin ka thënë se ky është një takim multilateral dhe jo bilateral.

Ai ka thënë se qëndrimet që ka mbajtur Qeveria e vendit janë qëndrime të Kosovës dhe jo qëndrime personale.

Haradinaj ka thënë po ashtu se shpreson se nuk do të ketë shpërputhje të qëndrimeve në këtë samit me presidentin.

Qeveria e Kosovës, ditë më parë për lajmi.net se qëndrimi i kryeministrit Haradinaj është i qartë.

“Qëndrimi i kryeministrit është i qartë. Marrëveshja për tregti të lirë do të jetë pjesë e dialogut që përfundon me njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, thuhej në përgjigjen e shkurtër të kryeministrisë.

Kujtojmë, se takimi në Berlin është organizuar nga Kancelarja Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, të cilët ftuan të merrnin pjesë udhëheqësit e Ballkanit.

Temë e samiti do të jenë: “Sfidat e veçanta në rajon, e në radhë të parë për stadin e dialogut Serbi-Kosovë”.

Në takimin e Berlinit, nuk do të ketë përfaqësues as nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe as nga Rusia.