Haradinaj: I lumtur që çështja e Ujamanit u hoq nga marrëveshja

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se e mirëpret marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi sipas tij, aty nuk është përfshirë çështja e Liqenit të Ujmanit.

Marketing

“Miqtë e vërtetë gjithmonë e kuptojnë shqetësimin e drejtë. I lumtur që shqetësimet tona në pikën kontestuese për Ujmanin, kanë reflektuar në Marrëveshjen e nënshkruar”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

E përshëndes Marrëveshjen e nënshkruar sot në Shtëpinë e Bardhë!Miqtë e vërtetë gjithmonë e kuptojnë shqetësimin e…

Publiée par Ramush Haradinaj sur Vendredi 4 septembre 2020

Më herët gjatë ditës, Haradinaj, partia e së cilit është pjesë e koalicionit qeverisës, tha për Radion Evropa e Lirë se kishte mësuar se në marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – që u nënshkrua sot në Shtëpinë e Bardhë – ishte përfshirë edhe Liqeni i Ujmanit, duke shtuar se nëse kjo pikë nuk hiqej, ai nuk do ta përkrahte marrëveshjen si të tillë.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë, marrëveshjen për normalizimin ekonomik.

Kjo marrëveshje nga presidenti Donald Trump u cilësua si “historike”, që sipas tij, është një përparim i madh në bashkëpunimin ekonomik.

 

Marketing