Haradinaj: Njohja nga Serbia nuk mund të vijë duke fal tokë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në Suharekë ku pati një takim me qytetarët e kësaj komune.
Ai tha se prej se e ka marr pozitën e kryeministrit i ka pa se cilat punë i ka Kosova që munden të kryhen dhe të forcohet Kosovën.

Marketing

“Më kanë thënë mos u ngut se duhet me shku në Bruksel me fol me Evropën e Serbinë për disa punë të vendit tënd. Ne për ushtrinë tonë kaq të vogël po u dashke me shku me vet Serbinë, a Serbia kur po shkon me ble armë në Moskë, neve nuk po na vet kurrgjë. I kom pyet disa të huaj që po thuni mos u ngut, a është normale, ne populli viktimë s’po kemi të drejtë me ja jep të drejtën vetës me u mbrojt”, tha ai.

Haradinaj tha se u ka treguar miqve ndërkombëtarë dhe se sipas tij gjithçka është në rregull dhe nuk ka nevojë për frikë.
Ndërsa tha se njohja nga Serbia nuk mund të vijë duke dhënë tokë.