Haradinaj: Shqiptarët në RMV po marrin përgjegjësitë që iu takojnë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka uruar liderët e koalicionit të Qeverisë së ardhshme.

Marketing

Haradinaj thekson se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut po marrin përgjegjësitë që iu takojnë.

“Maqedonia e Veriut po bëhet me qeveri. Uroj liderët e koalicionit për marrëveshjen e arritur, duke shpresuar në suksesin e tyre drejt rrugës euroatlantike.
Shqiptarët po marrin përgjegjësitë që iu takojnë dhe roli i tyre po avancohet, fatkeqësisht jo në masën sa do të ishte, sikur të ishin të bashkuar në qeverisje”, shkruan Haradinaj në Facebook.