Haradinaj thërret mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë së Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës për ditën e sotme.

Marketing

Ftesa u është dërguar të gjithë përfaqësuesve të këtij Këshilli dhe takimi do të nis prej orës 13:00 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Në ftesën e kryeministrit thuhet se kjo është mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurisë kur në rend dite është vetëm një pikë: Vlerësimi i gjendjes së sigurisë në vend.

Marketing