Hasani: Akademia ushtarake forcon bashkëpunimin me institucionet e vendeve anëtare të NATO

Zëvendësministri i mbrojtjes, Bashkim Hasani sot ka marrë pjesë në pranim dorëzimin e detyrës së dekanit të Akademisë Ushtarake.

Marketing

Hasani para të pranishmëve ka mbajtur një fjalë rasti duke thënë se ky institucion kultivon dhe avancon dituri dhe shkathtësi të oficerëve ushtarak.

„Akademia Ushtarake është një institucion ku kultivohen dhe avancohen dituritë dhe shkathtësitë e oficerëve ushtarak, komandantëve të ardhshëm dhe liderëve të shquar, një vend i cili disponon me kapacitete të dëshmuara të cilat mundësojnë bashkimin e teorisë me punën praktike. Akademia nuk është vetëm një kapacitet kombëtar, por edhe rajonal i cili në vazhdimësi forcon bashkëpunimin me institucionet ushtarako arsimore të vendeve-anëtare të NATO-s”, ka theksuar më tej Hasani.

Marketing