Ballina Aktuale Hasani: Si subjekt politik u etabluam partia e parë në Gostivar

Hasani: Si subjekt politik u etabluam partia e parë në Gostivar

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, në mbledhje me Kryetarët e Këshillave Vendore, ka diskutuar mbi procesin zgjedhor dhe përgatitjet për rrethin e dytë që do të mbahet me 31 tetor.

Marketing

Në fjalimin e tij, Kryetari i degës, Bashkim Hasani ka folur me rritjen e BDI në zgjedhjet lokale me mbi 1500 vota, për dallim nga zgjedhjet e vitit të kaluar, duke theksuar që rezultati për Këshillin komunal ka rikthyer fuqishëm BDI në skenën politike në Gostivar.

“Faleminderit për 13.190 qytetarët që votuan Nevza Bejtën. Faleminderit për 8.296 qytetarë që votuan BDI për Këshillin komunal. Për BDI kjo domethën një rritje prej gati 1,500 vota në krahasim me zgjedhjet parlamentare 2020 përderisa oponenti politik ka shënuar ulje për 2.000 vota edhe pse një koalicion mes dy partive politike. Si subjekt politik pa koalicione, BDI u etablua si parti e parë në këto zgjedhje në Gostivar. Kjo është një shenjë shumë e qartë se qytetarët e Gostivarit duan ndryshim”, tha Hasani, duke shprehur binden që në zgjedhjet e 31 tetorit do të shënohet fitorja historike për një Gostivar të blertë dhe modern.

Marketing
Exit mobile version