Haxhi Krasnqi do të rikthehet më në fund në ringun e boksit.
Boksieri kosovar do të jetë pjesë e natës së madhe të boksit “Hazrolli Boxing Gala”, që do të mbahet më 25 shkurt në “Audi Dome Munich”.
Për momentin nuk dihet ende se kush do të jetë kundërshtar i ish-kampionit të botës në boksin profesionist, shkruan “Gazeta Express”.
Boksieri junikas është i gatshëm për rikthimin e madh, ndërsa përmes këtij meçi synon t’i afrohet mundësisë për ta rikthyer titullin e kampionit të botës.
Në natën e 25 shkurtit do të boksojë edhe shqiptari tjetër, Shefat Isufi, i cili do të mundohet ta mbrojë titullin e kampionit.
Kampioni i IBO e WBC Jr. James Kraft dhe figura të tjera të njohura të boksit do të zbresin në ring në atë natë, ndërsa biletat tashmë anë dalë në shitje.