Ballina Sport Haxhi Krasniqi në ring, zbulohet data e rikthimit të madh

Haxhi Krasniqi në ring, zbulohet data e rikthimit të madh

Haxhi Krasnqi do të rikthehet më në fund në ringun e boksit.

Marketing

Boksieri kosovar do të jetë pjesë e natës së madhe të boksit “Hazrolli Boxing Gala”, që do të mbahet më 25 shkurt në “Audi Dome Munich”.

Për momentin nuk dihet ende se kush do të jetë kundërshtar i ish-kampionit të botës në boksin profesionist, shkruan “Gazeta Express”.

Boksieri junikas është i gatshëm për rikthimin e madh, ndërsa përmes këtij meçi synon t’i afrohet mundësisë për ta rikthyer titullin e kampionit të botës.

Në natën e 25 shkurtit do të boksojë edhe shqiptari tjetër, Shefat Isufi, i cili do të mundohet ta mbrojë titullin e kampionit.

Kampioni i IBO e WBC Jr. James Kraft dhe figura të tjera të njohura të boksit do të zbresin në ring në atë natë, ndërsa biletat tashmë anë dalë në shitje.

Marketing
Exit mobile version