Hedhje e pandërgjegjshme e mbeturinave në komunën Gjorçe Petrov, reagim i shpejtë i NP Higjiena Komunale

Sot gjatë orëve të pasditës, persona të panjohur kanë hedhur një numër të madh dokumentash në rrugën kryesore të komunës Gjorqe Petrov. Ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup menjëherë intervenuan në terren dhe i hoqën mbeturinat e shkapërderdhura, të cilat do t’i dërgohen Inspektoratit të Qytetit të Shkupit, me qëllim që me kohë të zbulohen dhe të sanksionohen kundërvajtësit e Ligjit për Pastërti Publike.

Marketing

“Bëjmë thirrje deri te qytetarët e qytetit të Shkupit në këtë periudhë veçanërisht të kenë kujdes ku dhe si e hedhin mbetjen e tyre komunale, sepse me këto veprime në masë të madhe rritet rreziku i përhapjes së sëmundjeve ngjitëse. Mbetja duhet te hidhet e paketuar me rregull vetëm në enët e vendosura, e jo në afërsi të tyre apo në sipërfaqe tjera publike, me qëllim që të shmanget krijimi i deponive të egra. Vetëm nëpërmjet veprimit të drejtë me mbetjen, do ta mbrojmë shëndetin tonë dhe atë kolektiv.” – tha Drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Abdusamed Shabani.