Gjatë fundjavës ekipet e NP ,,Higjiena komunale” – Shkup u përballën me rritjen e dukurisë të hedhjes së parregullt të mbetjeve pothuajse në të gjitha komunat e Shkupit.
“Një numër i madh i bashkëqytetarëve tanë kishin vendosur që mbetjet e tyre të vëllimshme – mobiliet e vjetruara, aparatet elektrike dhe elektronike t’i hedhin në sipërfaqet publike, duke shkelur kështu Ligjin për pastërti publike”, thuhet në kumtesën e N.P. “Higjiena Komunale”.
N.P. “Higjiena komunale” – Shkup i informojmë qytetarët se mbetjet e tyre çdo ditë të javës, nga ora 07:00 deri në ora 19:00, mund t’i hedhin në Qendrat për selektim të mbetjeve në Karposh dhe Vardarishte. Për këtë shërbim nuk duhet paguar.