Helmimi i nxënësve, ISHP: Në mostrën e ëmbëlsirave është gjetur bakteria stafilokoku dhe enterotoksina

Baktria stafilokoku është përcaktuar si shkaktar I helmimit të 140 nxënësve të shkollës fillore “Gjorgjia Pulevski” në Shkup. Instituti I Shëndetit Publik pas kryerjes së analizave ka konstauar se në mostrën e ëmbëlsirave është gjetur bakteria stafilokoku dhe enterotoksina. Gjetje e bakterieve, Instituti I Shëndetit Publik i ka dërguar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe tek Agjencia e Ushimit dhe Veterinarisë. Disa ditë më parë, nxënësit e klasave të para deri në të tretën janë ankuar për dhimbje të forta stomaku, pas së cilës kuzhina e shkollës është mbyllur menjëherë dhe që atëherë nuk është ofruar ushqim për nxënësit.

Marketing

– Advertisements –

“Janë marrë katër mostra nga sipërfaqet e punës dhe enët, si dhe mostra të ushqimit të përgatitur. Nga katër punonjës të kuzhinës janë marrë mostra nga duart, hunda dhe fyti. Instituti I Shëndetit Publik ka punuar në fundjavë për të siguruar rezultate të shpejta dhe relevante. Pas marrjes së rezultateve, nga ana e mikrobiologëve jam informuar se nga mostra e ushqimit të ëmbëlsirës është gjetur stafilokokus aureus dhe enterotoksina pozitive. Nga të gjitha mostrat e marra nga sipërfaqja e punës dhe enët, vetëm një pjatë rezultoi me prani të shtuar të bakterieve mezofile, gjë që tregon për kushte johigjienike” , deklaroi Marija Andonovska, ISHP. /Alsat.mk

Marketing