Ballina Lajme Kosovë Helmohen katër persona në një aheng në restorant

Helmohen katër persona në një aheng në restorant

Katër persona janë helmuar nga ushqimi në Podujevë, të cilët më pas rreth orës 21:00 janë trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare të kësaj komune.

Marketing

Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar drejtori i QKMF-së në Podujevë, Ymer Llugaliu. Ai bëri të ditur se qytetarët që u trajtuan me infuzion pas një ahengu në një restorant, janë dërguar në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Drejtori i kësaj klinike, Arben Vishaj, bëri të ditur për rtv21.tv se janë në pritje të konfirmimit laboratorik nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Exit mobile version