Ballina Aktuale Hëna mund të ketë mjaftueshëm ujë për një bazë hënore, pretendon studimi

Hëna mund të ketë mjaftueshëm ujë për një bazë hënore, pretendon studimi

Hëna mund të ketë mjaftueshëm ujë nën sipërfaqen e saj për të përmbushur nevojat e një baze hënore dhe për t’u përdorur për karburant raketash, zbulon një studim i ri.

Marketing

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shkencëtarët besojnë se gazrat nga shpërthimet e lashta vullkanike mund të kenë lënë akull qindra metra të trashë të varrosur në Hënë, me shumë mundësi në polet e saj.

Studiuesit në SHBA besojnë se dy të pestat e avullit të ujit të nxjerrë nga vullkanet që shpërthyen dy deri në katër miliardë vjet më parë mund të jenë vendosur në kratere ku nuk mund të arrijnë rrezet e diellit.

Gjatë asaj kohe, mijëra milje katrore të sipërfaqes së Hënës u mbuluan nga lumenj dhe liqene të mëdha llave që kanë krijuar njolla të errëta, ose maria, të cilat e bëjnë satelitin e Tokës kaq të veçantë sot.

Exit mobile version