Ballina Lajme Maqedoni Heqja e kuotave për barëra fillon në periudhën prej 1 shtator deri...

Heqja e kuotave për barëra fillon në periudhën prej 1 shtator deri më 1 tetor

Kryeministri Zoran Zaev sot paralajmëroi se zgjidhja për barërat pa kuota duhet të fillojë në periudhën prej 1 shtatorit deri më 1 tetor, deri kur kompetentët do të punojnë në gjetjen e mekanizmave të kontrollit, në mënyrë që të mos ketë keqpërdorime.

Marketing

“Aspirata jonë është që mes 1 shtatorit dhe 1 tetorit t’i lëshojmë barërat në mënyrë komplete pa kuota. Ky është hap serioz, shteti hyn në rrezik serioz, por qytetarët do të kenë barëra. Nëse arrijmë t’i vendosim mekanizmat kontrollues ne do të fillojmë me një proces të këtillë, kështu që thelbi në të vërtetë është porosia – mos vidhni nga qytetarët dhe shteti, sepse pa dallim në cilin segment punon ajo është e ndëshkueshme me Ligjin penal dhe përgjigjet me dënim me burg”, deklaroi Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas inaugurimit të Qendrës urgjente në Kumanovë.

Ai tha se ka indikacione serioze për keqpërdorim në pjesën e listës pozitive të barërave dhe dhënies së reçetave.

“Së pari nuk kam akuzuar askënd. Thashë publikisht se ekzistojnë indikacione serioze për keqpërdorim në pjesën e listës pozitive të barërave dhe dhënies së reçetave. Edhe ne dukshëm shohim, se në përgjithësi, në buxhet gjithnjë e më shumë po shtohen paratë në pjesën e dhënies së barërave në listë pozitive, ndërsa numri apo nataliteti në shtet mbetet i njejtë. Ja, madje në një pjesë ulet për shkak të migrimit”, tha Zaev.

Kjo, sipas kryeministrit, jep indikacione serioze se diku po ndodhin veprime joligjore.

Exit mobile version