Ballina Showbiz Heshti gjithë kritikat me një baladë, Luiz Ejlli bën premtimin publik…

Heshti gjithë kritikat me një baladë, Luiz Ejlli bën premtimin publik…

Koncertet e verës kanë qenë të shumta për Luiz Ejllin, ndërsa nuk kanë munguar as këngët e reja. Por këto të fundit kanë qenë shumë shpesh të kritikuara ndonëse kanë marrë numër të konsiderueshëm klikimesh.

Marketing

Pas këngës solo “Kce”, Luizi publikoi këngën me Ghetto Geasy “Ding Ding”, më pas “Shqiptare” me Melinda Ademin apo edhe një tjetër solo, “Do pi”.

Për të gjitha këto, komentet më të shumta kanë qenë negative dhe kritika që këngëtari t’i rikthehet muzikës së mëparshme që bënte. Kjo solli edhe publikimin e një balade të ndjerë nga Luizi, “Më fal”.

Kënga shënoi pikën e kthesës pasi vështirë të gjesh një koment negativ dhe madje ka shumë përgëzime për rikthimin e tij te pika e fortë, baladat. Ndaj për të gjitha këto, Luizi ka bërë një premtim ndaj admiruesve të tij dhe muzikës së mirë.

“Unë prapë do të bëj këngë që do të më dalin nga shpirti. Sepse ato do të jetojnë më gjatë se të gjithë ne, playlist-at apo renditjet.”

Marketing
Exit mobile version