Gjatë javës së kaluar, NP Higjiena Komunale -Shkup hapi pikë për tubimin e ndihmës humanitare për të prekurit nga tërmeti katastrofik që e goditi Republikën e Shqipërisë fqinje.
Të punësuarit e Ndërmarrjes tubuan 208 paketa me ndihmë humanitare në formë të ushqimit, veshmbathjes, shtrojave e mjeteve higjienikë, që dje në koordinim me Kryqin e Kuq të RMV-së u dërguan në vendet e prekura nga tërmeti.
„I falënderoj shumë të punësuarit në NP Higjiena Komunale-Shkup që humanizim e tyre e treguan në vepër, ngase secili prej nesh lehtë mund të bëhet viktimë e një fatkeqësie elementarë të këtillë. Do të përpiqem që aksionet humanitare në Ndërmarrjen tonë të bëhen traditë, me qëllim që t’u ndihmojmë të gjithë bashkëqytetarëve tanë në rrezik social të cilët kanë nevojë për këtë lloj të ndihmës.”- tha drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Abdusamed Shabani.