Hillary Clinton: Vazhdimi i qëndrimit me Billin pas tradhtisë, vendimi më i guximshëm që kam marrë

Rreth 20 vite më parë, kishte ndodhur një nga aferat më të papritura ndonjëherë, ish presidenti Bill Clinton u zbulua se ishte në lidhje me Monica Lewinsky, e cila ishte një praktikante në Shtëpinë e Bardhë në atë kohë, shkruan Indeksonline.

Marketing

E kjo më e rëndë të ‘kapërdihej’ ishte nga gruaja e Billit, Hillary Clinton.

Së fundmi gjatë një interviste ajo ka folur edhe për vendimin që të qëndroj me burrin e saj Billin pas kësaj tradhtie.

“Unë mendoj se gjëja më e guximshme që kam bërë ndonjëherë – mirë, personalisht – ishte marrja e vendimit për të qëndruar në martesën time. Dhe që të vazhdoja. Vetëm të zgjohesha çdo ditë dhe të vazhdoja” tha ish-Zonja e Parë në Good Morning America.

Kjo e tronditi vajzën Chelsea Clinton e cila ishte ulur pranë nënës së saj për një intervistë të përbashkët duke promovuar librin e tyre të ri: Libri i Gutsy Women: Historitë e preferuara të guximit dhe rezistencës.
‘Oh, zot. Unë mendoj se jam aq e bekuar nga përgjigjja e nënës sime, saqë jam pa fjalë. Unë jam aq krenare që jam vajza e saj, ‘tha Chelsea.

Marketing