Ballina Aktuale Iseni pushon aktivitetet politike: Nuk mund të qëndroj indiferent ndaj dhunës, pavarësisht...

Iseni pushon aktivitetet politike: Nuk mund të qëndroj indiferent ndaj dhunës, pavarësisht nga kush vjen

Jam thellësisht i tronditur dhe i lënduar nga lajmet që dolën në media për prindin tim. Nuk gjej fjalën e duhur për ta përshkruar këtë moment! Kështu e nis statusin e tij nl Facebook, Fari Hiseni, zëdhënësi i koalicionit VLEN, pas padisë që Prokuroria e Shkupit inicioi kundër babait të tij, Daim Hiseni.

Fahriu ka njoftuar se do ta pushojë aktivitetin politik, pasi siç ka shkruar, “nuk dua që nga pozicioni që kam të perceptohet se mund të ndikoj në ndonjë mënyrë në institucionet që hetojnë këtë çështje të ndijshme”.

Marketing

Ndryshe, Daim Hiseni është mbajtur në stacion të policisë pasi një prind i një 16-vjeçari e akuzoi për sulm seksual ndaj të birit, rreth orës 5 të mëngjesit në një park të Shkupit.

Deri në fillimin e gjykimit, gjykatësi ndaj Hisenit ka shqiptuar masën e kujdesit ndërsa është paditur për “sulm seksual dje përdhunim”, në bazë të nenit 186 të Ligjit për vepër penale.

Postimi i plotë i Fari Hisenit:

Jam thellësisht i tronditur dhe i lënduar nga lajmet që dolën në media për prindin tim. Nuk gjej fjalën e duhur për ta përshkruar këtë moment!

Nëse këto informata rezultojnë të sakta, do të jetë një goditje e tmerrshme, jo vetëm për mua, por edhe për të gjithë familjen time. Vetëm paramendimi se ballafaqohem me këtë ma djeg shpirtin!

Si njerëz, ne jemi përgjegjës vetëm për veprimet tona dhe për vlerat që mbrojmë, por kjo nuk e ndryshon vendosmërinë time për të vepruar. Prandaj, për të mos krijuar asnjë keqkuptim apo përshtypje të gabuar, kam vendosur të ngrij përkohësisht aktivitetet e mia politike. Nuk dua që nga pozicioni që kam të perceptohet se mund të ndikoj në ndonjë mënyrë në institucionet që hetojnë këtë çështje të ndijshme.

Gjithë jetën time unë kam qenë aktivist i të drejtave të njeriut, ku kam luftuar kundër padrejtësisë dhe dhunës në të gjitha format e saj. Nuk mund të qëndroj indiferent ndaj saj, pavarësisht nga kush vjen.

Gjithashtu, në këto momente të vështira, kërkoj me përulësi që të respektohet sa më shumë privatësia e familjes sime. Na duhet një hapësirë për ta përballuar këtë situatë me qetësi, larg syve të të opinionit që vetëm se e rëndon këtë situatë në të cilën gjendemi edhe më shumë!

Marketing
Exit mobile version