Historia e shtëpisë më të veçuar në botë

Mbi një ishull të largët, në arkipelagun e Vestmannaejarit, pranë brigjeve jugore të Islandës, ndodhet një shtëpi e vetmuar, e bardhë, e izoluar, e ndërtuar në një faqe kodre, me pamje nga Oqeani Atlantik, transmeton Shekulli.

Marketing

Shtëpia e bardhë u ndërtua në vitet 1950, nga një grup gjuetarësh, të cilët shkonin atje vetëm për të gjuajtur zogjtë e veçantë, dhe donin një banesë si strehë.

Edhe pse duket si shtëpia ideale për pushime larg qytetërimit, aty nuk ka as elektricitet, as tubacione uji. Por ama e ka një saunë islandeze, që furnizohet me ujë nga një sistem që mbushet nga shiu.

Edhe pse për njerëzit nuk është vend i mirë për të jetuar, ajo shtëpi është ideale për zogjtë. Specie të ndryshme kanë ndërtuar me dhjetëra fole në shtëpi dhe në ishull.

Për këtë arsye, tani është rezervë natyrore e mbrojtur nga shteti, dhe mund të vizitohet vetëm me grupe të organizuara turistësh, me udhëtime brenda ditës.