Historia e ushtrisë tuniziane: Pse është më të dobëta e botës arabe

Tunizia është një nga vendet e pakta arabe, ku ushtria nuk ka një rol të rëndësishëm në ruajtjen e udhëheqësve qeveritarë të regjimit dhe kjo e bën të veçantë në raport me ushtritë e tjera arabe. Arsyeja është se forcat e armatosura të Tunizisë, themeluar vetëm pas çlirimit nga kolonizatorët francezë në vitin 1956, ranë nën një regjim diktatorial që nuk ishte në favor të tyre. Ajo, ushtria, u bë interesante vetëm gjatë “Pranverës arabe” që filloi në Tunis më 2011, veçanërisht nga fakti që shefi i Shtabit nuk pranoi urdhrin e Ben Aliut për të shtypur demonstratat. Ben Ali ra nga pushteti dhe Tunizia u bë vendi i parë i liruar nga diktatura pas shumë dekadash.

Marketing

Që nga regjimi i Habib Bourguiba-s në vitin 1957, ushtria është e margjinalizuar dhe nuk ka rol të rëndësishëm në funksionimin e regjimit. Bourguiba kishte frikë se ushtria tuniziane mund të bënte një grusht shteti dhe ta largonte atë nga pushteti, pasi në vitet ’50-’60, kjo ishtë diçka mëse e zakonshme në vendet arabe. Për këtë arsye, Bourguiba i reduktoi lëvizjet e trupave dhe armëve në kazermë, nën një kontroll tejet të rreptë, duke i lënë gati në izolim. Ndërkohë prezantoi një legjislacion ku anëtarëve të ushtrisë iu ndalohej çdo aktivitet politik, përfshirë edhe votimet. Pos kësaj, e la ushtrinë me një buxhet shumë të vogël.

Kufizime të veçanta mbi ushtrinë u paraqitën pas një përpjekjeje të pasuksesshme për grusht shtetit të kryer në vitin 1962 nga autoritetet e pakënaqura, duke përfshirë disa oficerë ushtarakë.

Pas rënies së grushtit të shtetit, Bourguiba vendosi që Garda Kombëtare, e cila kishte si mision ruajtjen e presidentit, të bashkohej me Ministrinë e Brendshme për të parandaluar një përsëritje të mundshme të një komploti mes ushtrisë dhe Gardës. Ironikisht, është ky vendim që më vonë do të lejonte ministrin e tij të Brendshëm që të kryente një grusht shteti të suksesshëm mbi të.

Ky ishte Ben Ali, që më pas do të bëhej sundimtari i ri i Tunizisë. Ishte fundi i viteve ’80.

Në fillim të sundimit të Ben Aliut, disa gjëra ndryshuan dhe oficerët ushtarakë kryen edhe disa detyra të rëndësishme civile. Në një pikë, shumica e anëtarëve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare ishin oficerë ushtarakë.

Forcimi i ndikimit të ushtrisë, bëri që disa njerëz me influencë të regjimit dhe policisë të hartonin një plan për të reduktuar atë. Në maj të vitit 1991, Ministria e Brendshme njoftoi se kishte zbuluar planin e një grushti shteti në të cilin ishin përfshirë disa oficerë. Për pasojë, në vitet që pasuan ushtria u margjinalizua përsëri dhe ndikimi i saj në funksionimin e regjimit u bë gati i pakuptimtë. Kjo u pa dhe te diferenca e thellë mes fondeve buxhetore të alokuara për ushtrinë dhe për policinë, ku shuma më e madhe shkonte për këtë të fundit. Kjo nuk kishte ndodhur as në kohën e Burguiba-s, megjithëse dhe ai e shpërfilli ushtrinë.

Dallimi midis ushtrive të Egjiptit dhe Tunizisë

Marrëdhënia midis ushtrisë dhe shoqërisë civile në Egjipt dhe Tunizi është krejtësisht e ndryshme. Në Egjipt, ushtria mori kontrollin e institucioneve shtetërore nga grushti i shtetit ndaj Abdel Naserit dhe e mban atë edhe sot. Nga ana tjetër, ushtria në Tunizi është vendosur në një diferencë politike që nga fillimi i saj dhe e shtyrë në një krizë financiare.

Sundimi i juntës ushtarake në Egjipt i mundësoi ushtrisë të bëhet një faktor i rëndësishëm politik, ndikimi i së cilës në lëvizjet politike është mjaft i lartë. Ndikimi politik, nga ana tjetër, i mundëson ushtrisë egjiptiane ndërtimin e një perandori ekonomike, duke e bërë fuqinë e saj në shoqëri edhe më të madhe.

Krejt e kundërta është në Tunizi. /tesheshi.com/