HISTORIKE: Bad News Eagles mposhtin skuadrën më të mirë në botë, vazhdojnë aventurën në Rio

Bad News Eagles kanë bërë histori duke mposhtur skuadrën më të mirë në botë në CS:GO, Faze.

Marketing

‘Shqiponjat kosovare” arritën të mposhtin skuadrën e Faze 2:1 në seri, duke shkaktuar një prej befasive më të mëdha në histori të Major në CS:GO, shkruan lajmi.net.

‘Shqiponjat kosovare’ e nisën për mrekulli, duke fituar ‘Vertigo’ në overtime, por nuk arritën të mbanin ritmin në ‘Nuke’, ku Faze barazuan serinë në 1:1.

Në terrenin e parë, juanflatroo ishte fantastik duke iu afruar rreth 40 “frags”.

Në terrenin vendimtar, në ‘Mirage’, bNe shkëlqeu me sinnopsyy që ishte në element të jashtëzakonshëm.

Edhe ‘Mirage’ shkoi në overtime, me bNe që fitoi pesë raunde radhazi në fund, për të shkuar në 15:15.

Në overtime skena ishte për SENER1, që nuk linte hapësira shumë, por me sinnopsyy që vazhdoi të ishte aty, për fitoren 20:22.

Bad News Eagles, me këtë fitore mund të vazhdojnë rrugën në IEM Rio Major, me rekord 1:2. Për të kaluar nga ‘Legends Stage’ në ‘Champions Stage’, bNe duhet të shkojnë në rekord 3:2.