Historike, gratë ushtare ruajnë sigurinë në Mekë

Për të parën herë në historinë e vendit të shenjtë, Meka po monitorohet edhe nga ushtaret gra.

Marketing

Në skuadrën për mbrojtjen e vendit të shenjtë janë të përfshira 12 gra, të cilat që prej Prillit janë bërë pjesë e shërbimeve të sigurisë që monitorojnë pelegrinët në Mekë dhe Medina, dy vendet e lindjes së Islamit.

Një ndër to është edhe Mona e cila e frymëzuar nga karriera e të atit të ndjerëm, vendosi t’i bashkohej ushtrisë dhe grupit të parë të grave saudite që kujdesen për sigurinë në vendet më të shenjta të Islamit.

“U futa në ushtri për të ndjekur gjurmët e babait tim, që u prehtë në paqe dhe ja ku jam, duke qëndruar në Xhaminë e Madhe në Mekë, vendi më i shenjtë. Kujdesi për besimtarët është një detyrë fisnike”, tregon ushtarja saudite.

E veshur me uniformën ushtarake ngjyrë kaki, pantallona të gjera dhe një beretë të zezë mbi vellon që i mbulon flokët, Mona e kalon turnin e saj duke lëvizur në Xhaminë e Madhe të Mekës.

Princi saudit i kurorës, Mohammed bin Salman ka ndërmarrë reforma ekonomike dhe sociale në kuadër të planeve të tij për të modernizuar mbretërinë konservatore myslimane dhe për të tërhequr investime të huaja.

Në kuadër të planit të tij, i koduar si “Vizioni 2030”, princi hoqi ligjin që ndalonte gratë të drejtonin makinën, u lejoi grave të udhëtonin pa lejen e gardianëve dhe u garantoi atyre më shumë kontroll për çështjet familjare.

Marketing