Hoda – Ademi: Opozita shqiptare nuk e bën ndryshimin, mbi 20 vite janë në politikë

Opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut nuk ka asgjë të përbashkët me LVV e as me Albin Kurtin. Kështu thonë analistët politik Besim Hoda dhe Visar Ademi, sipas të cilëve kjo opozitë e tanishme ka mbi 20 vite në politikë duke ndërruar partie të ndryshme dhe dëshirojnë të shtiren sikur janë vlerë e re. Ato i bënë këto komente sonte në emisionin “Politica” në TV Globi, percjell Lobi.

Marketing

Besim Hoda theksoi se tendenca e asaj kërkese që po bën opozita shqiptare në Maqedoni duke u mburur vetëm me z. Kurti e jo duke punuar ngjashëm si ai, është një politikë e gabuar. Shtoi se kjo dëshmohet në zgjedhjet e fundit, ku BDI i mundi edhe përskaj mbështetjet dirketet nga Kurti për ASH dhe AAA.

“Po tentohet të reflektojnë me ndryshimin që ka ndodhur në Kosovë, por duke mos ndjekur të njejtën rrugë që ka ndjekur z. Kurti. Ai ka qenë një shembull i organizimit opozitar jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë në Ballkan. Opozitarizmi i z. Kurti 15 vjeçar duke e hekur edhe zvarrë, duke e përgjakur e duke këmbëngulur, ka dëshmuar se është në gjendje të sakrifikojë jetën, i ka sjellur këtë rezultat ku është sot. Ai para një viti e la edhe pushtetin duke ruajtur parimet dhe normalisht vjen më fuqishëm tani për shkak se ai politikën e vet e bënë në bazë të parimeve dhe jo interesit personal. Pra, tendenca e asaj kërkese që po bën opozita shqiptare në Maqedoni duke u mburur vetëm me z. Kurti e jo duke punuar ngjashëm si ai, është një politikë e gabuar. Z. Kurti në zgjedhjet e fundit parlamentare te ne doli me video-deklaratë publike dhe kërkoi mështetje për opozitën e që i bie se z. Kurti paska humbur bashkë me opozitën te ne karshi BDI-së. Ai ndoshte nuk ka humbur, por opozita gjithsesi se humbi”, deklaroi analisti Besim Hoda.

Nga ana tjetër analisti Visar Ademi tha se opozita vjen pa program, ide, vizion, njerëz të rinj dhe kjo nuk mund ta bëjë ndryshimin, shtoi ai. Nënvizoi se opozita shqiptare është gjeneratë e cila 20 – 25 vite kanë qenë në PDSH, RDK apo në ndonjë parti tjetër, prandja sipas tij, nuk mund të thonë se janë vlerë e re.

“Te ne ka dy koncepte: ndërrim apo ndryshim. Nëse dëshironi ta ndërroni dikë se ai nuk bën e të vijë unë, ky nuk është ndryshimi. Ky është koncepti se ti ke vjedhur deri tash dhe tash të vijë të vjedh unë. Neve na duhet ndryshim, e jo ndërrim. Opozita e tanishme shqiptare, pra vetëm shikova emrat e njerëzve, janë po të njejtit njerëz të cilët kanë qenë 20 vite në politikë. Na duhet ndryshim strukturor dhe ndryshimi nuk mund të vijë nga këto që 20 vite kanë qenë në politikë. Ajo vjen nga energjia e re, idetë, njerëzit e rinj. Pradaj s’duhet aspak krahasim me Albin Kurtin sepse lind pyetja çfarë qasje inkluzive ka opozita te ne që ta mbledh gjithë atë energji opozitare që të luftohet një e keqe – ata lëre që nuk e kanë bërë këtë, por e kanë reduktuar edhe atë pak opozitarizëm që ekzistonte te shqiptarët në Maqedoni. Grindu me një, konfliktohu me nji tjetër… Këto janë ato gjenerata që ndoshta jo 20 po 25 vite kanë qenë në PDSH, RDK apo në ndonjë parti tjetër dhe tani këta thonë se “ne jemi vlera e re ose opsion i ri”. Dhe kur e sheh se kush dëshiron të jetë opsioni i ri, thua “jo”, më mirë le të vazhdon kështu me BDI-në. Pa program, ide, vizion, njerëz të ri nuk ndodh ndryshimi. Vetëm pse ju keni qendruar mjaftueshëm ne qeveri, hajde tani të vijmë ne se ne e kemi radhën po s’japin asngjë si vlerë e as emicion. E kundërta ju ndodh, zihen edhe me opinjonistët pasi matrica e tyre mentale është e tillë, vijnë nga parti konflikutoze ose të korruptuara”, deklaroi Visar Ademi, analist. LOBI

Marketing