Ballina Aktuale Holanda fiton ndaj Austrisë, kualifikohet tutje dhe eliminon Maqedoninë nga “Euro 2020

Holanda fiton ndaj Austrisë, kualifikohet tutje dhe eliminon Maqedoninë nga “Euro 2020

Holanda ka shënuar fitore komode ndaj Austrisë.

Marketing

Holanda arriti t’i arkëtojë pikët e plota me rezultat 2 – 0.Ishte sulmuesi Memphis Depay që zhbllokoi rezultatin pas golit nga pika e bardhë (11′).

Depay kishte edhe rastin e artë për të dyfishuar avantazhin, por dështoi të shënonte nga afërsia prej tre metrave.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Holandës, derisa Austria nuk kishte ndonjë rast konkret.

Edhe në pjesën e dytë, Holanda ishte skuadër shumë më e mirë.Demfries realizoi golin që doli të jetë i fitores pas asistimit të Malen (67′).

Me këtë fitore, Holanda kualifikohet në fazën e 1/16 së “Euro 2020” me gjashtë pikë në dy ndeshje, Austria dhe Ukraina kanë nga tri pikë në pozitën dy, respektivisht tre.

Kurse, Maqedonia e Veriut zyrtarisht eliminohet nga “Euro 2020”.

Exit mobile version