Hollanda komplikon fitoren, Eleminatoret prodhojnë 15 gola në 4 ndeshje

Janë luajtur sot me fillim nga ora 18:00, disa prej ndeshjeve të vlefshme për Eleminatoret e Euro 2020-të. Bjellorusia është mposhtur 1-2 në shtëpi përballë Hollandës.

Marketing

Tulipanët e kanë komplikuar disi fitoren, sepse ishin në epërsi 0-2, por në pjesën e dytë kanë pësuar një gol, që I komplikoi pak minutat e mbetura, gjithsesi rezultati nuk mungoi. Kurse Qipro është mundur thellë 5-0 në shtëpi nga Rusia.

Më tej, Hungaria ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Azerbajxhanit në shtëpi, e Skocia ka “masakruar” 6-0 San Marinon.
Në total, në këto 4 ndeshje janë shënuar 15 gola. Thuajse 3 gola për ndeshje.

Marketing