Ish-Princesha Mako e Akishino-s në Japoni është parë së fundmi duke bërë blerje në një treg Amish. 31-vjeçarja, e cila hoqi dorë nga statusi i saj mbretëror kur u martua me Kei Komuro, është parë e veshur shumë thjeshtë në Nju Jork.
Ajo zgjodhi të vishte një palë xhinse të gjera, një këmishë të zezë dhe një palë atlete të shoqëruara me një çantë dhe maskë për fytyrën. Paraqitja e saj vjen pasi bashkëshorti i saj kaloi provimin e jurisprudencës në përpjekjen e tretë, duke sfiduar kritikuesit e romancës së tyre.
Hoqi dorë nga statusi për hir të dashurisë, Princesha e
Çifti kanë mbajtur një profil të ulët teksa jetojnë në një apartament luksoznë qytet dhe besohet se janë të pavarur financiarisht. Ish-princesha kishte të drejtën e një pagese prej 1.3 milionë dollarësh nga qeveria japoneze pasi hoqi dorë nga statusi i saj fisnik, por ajo e refuzoi.
Mako dhe Komuro u takuan në vitin 2012 në një restorant ndërsa ata të dy studionin në Universitetin Ndërkombëtar të Krishterë në Tokio. Ata shpallën fejesën e tyre në 2017 kur gjyshi i saj, Akihito, ishte perandor i Japonisë dhe planifikuan të martoheshin në vitin 2018.
Por dasma e tyre u vonua nga një mosmarrëveshje financiare mbi 36.000 dollarë në lidhje me mbështetjen financiare, ku përfshihen edhe paratë e shpenzuara për arsminin e Komuro-s.