Ballina Lajme Botë Horror në Meksikë, zbulohen 45 thasë me mbetje trupash njerëzish

Horror në Meksikë, zbulohen 45 thasë me mbetje trupash njerëzish

Autoritetet policore në Meksikë kanë zbuluar 45 thasë me mbetje njerëzore në një luginë në rrethinat e qytetit perëndimor të Guadalajaras.

Marketing

Zyrtarët po kërkonin për 7 punonjës call center-i, të cilët ishin shpallur të zhdukur javën e kaluar, kur gjetën trupat. Kërkimet pritet të vazhdojnë për disa ditë për shkak të terrenit të vështirë dhe ndriçimit të dobët.

Zyra e prokurorit të shtetit të Jalisco zbulon se, pas një informacioni gjatë kërkimit të 7 personave, ata u përqendruan në luginën Mirador del Bosque ku gjetën çantat që përmbanin pjesë trupash.

Thesi i parë u gjet të martën, por për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së dritës së diellit, hetimet rifilluan të mërkurën dhe do të vazhdojnë deri në gjetjen e të gjitha mbetjeve.

Zyrtarët thanë se do të vazhdojnë të punojnë për të përcaktuar numrin e trupave të vdekur, kush ishin ata dhe shkaqet e vdekjes së tyre.

Exit mobile version