Hoti alarmon për bisedime të fshehta me Serbinë, s’tregon asnjë fakt

Shefi i deputetëve të LDK’së, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar refuzim popullo ndaj bisedimeve të fshehta që po zhvillohen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Marketing

Megjithëkëtë, ai nuk ka prezantuar fakte dhe nuk ka treguar detaje të këtyre bisedave dhe as kush po i zhvillon ato.

Hoti ka shkruar në facebook se Republika e Kosovës, me aranzhimin e saj kushtetues bazuar në Planin e Ahtisarit, është e arritura më sublime e nacionalizimit shqiptar dhe kompromisi që është bërë për paqe në rajon.

“Çdo marrëveshje me Serbinë që e cenon këtë arritje dhe funksionalitin e Republikës, duke bërë ri-aranzhime kushtetuese, do të jetë e pa pranueshme. Ata që po bëjnë negociata fshehtas dhe pa mandat le ta dinë se do të përballen me refuzim popullor”, ka shkruar Hoti.

“Republika e Kosovës, me aranzhimin e saj kushtetues bazuar në Planin e Ahtisarit, është e arritura më sublime e nacionalizimit shqiptar dhe kompromisi që kemi bërë për paqe në rajon”, ka shtuar ai.

Është raportuar se Hashim Thaçi ka zhvilluar disa takime sekrete me udhëheqës të Serbisë. Por, Presidenti i Kosovës i ka mohuar raportimet e tilla.

Pavarësisht kësaj, Avdulla Hoti s’ka përmendur asnjë emër por ka folur vetëm në parim për dialogun.

Marketing