Hoti: Kemi bërë progres, besojmë në partnerët ndërkombëtarë

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti është deklaruar pas takimit që ka pasur sot me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Marketing

Ai ka thënë për televizionin publik se në kuadër të rinisjes së dialogut, kanë arritur progres dhe se javën e ardhshme pritet detajizim i çështjeve, njofton Klan Kosova.

”Kemi bërë progres edhe tek tema e zhvillimit ekonomik detajet tjera do t’i mësoni ditëve në vazhdim”.

”Jemi duke diskutuar, ka progres presim javën e ardhshme të detajizojmë këto çështje”.

”Këto janë biseda të nivelit politik, sepse jemi në fazën finale të përmbylljes së marrëveshjes finale duhet vullnet të të dy palëve dhe dedikim mbështetës”.

”Mund të ketë biseda të natyrës teknike”.

”Jemi plotësisht të angazhuar dhe besojmë tek partnerët tanë ndërkombëtarë për mbështetjen që na japin. Çështja me objektivë të qartë është njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë”.

”Aq sa mund të them e di që ka komunikim të ngushtë mes palës së SHBA-së dhe BE-së”.