Ballina Aktuale Hoti përballet sot me Vuçiqin në Samitin virtual të Ballkanit Perëndimor

Hoti përballet sot me Vuçiqin në Samitin virtual të Ballkanit Perëndimor

Këshilli Atlantik do të mbajë sot një samit virtual me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë samit pjesëmarrës do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti si dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Marketing

Shtetet pjesëmarrëse janë Kosova, Serbia, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut.

Në njoftimin e Këshillit thuhet se folësit kryesorë do të jenë, Avdullah Hoti, Aleksander Vuçiq, Stevo Pendarovski, Zoran Tegeltija dhe Dragica Sekulic.

Tutje Këshilli Atlantik njofton se lidhur me këtë samit, gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor janë pajtuar për veprime praktike për të çuar përpara bashkëpunimin rajonal ekonomik.

“Këta hapa konkretë do të ndihmojnë rajonin të dalë nga ndikimi shkatërrues i COVID-19 me mundësi më të mëdha të zhvillimit ekonomik”, thuhet në njoftimin e Këshillit Atlantik.

“Kjo marrëveshje do të tregojë përkushtimin e udhëheqësve për të nxitur rritjen ekonomike duke ndjekur lëvizjen e lirë të mallrave, personave dhe shërbimeve përtej kufijve të rajonit. Masa gjithashtu do të vërë në lëvizje një plan të rëndësishëm për tërheqjen e investimeve të huaja dhe përshpejtimin e vendosjes efektive të fondeve të rimëkëmbjes nga COVID-19″, thuhet tutje.

Këshilli Atlantik është një organizatë jopartiake me bazë në kryeqytetin amerikan Uashington

Marketing
Exit mobile version