Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ai do të jetë kryenegociator në dialog me Serbinë, kurse nuk do të hyjë mes SHBA-së dhe BE-së.
“Kryenegociator do të jem unë, unë do të jem përgjegjës për udhëheqjen e dialogut, sepse kështu e thotë Kushtetuta. Nuk do të bëj gabimin që të futem mes SHBA-së dhe BE-së”.
“Ne jemi me të dyjat. Procesi i dialogut nuk shkon pa një bashkërendim mes Uashingtonit dhe Brukselit. Kështu ka ndodhur historikisht”, ka thënë ai në RTK.