Hoxha: Fakti që Kasami garon në Tetovë, tregues se BESA kësaj gare i ka hyrë shumë seriozisht

Sekretari gjeneral i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, në emisionin Click Plus që transmetohet në Televizionin 21 në Maqedoni ka folur për pritshmërinë e Lëvizjes Besa në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 17 tetor të muajit të ardhshëm.

Marketing

Hoxha në prononcimin e tij tha se Lëvizja Besa në këto zgjedhje ka hyrë shumë seriozisht. Hoxha mes tjerash është shprehur i bindur për fitoren e Kasamit.

“Fakti që Bilall Kasami, kryetari i partisë, garon në Tetovë, është tregues se Lëvizja Besa në këto zgjedhje, kësaj gare i ka hyrë shumë seriozisht”, tha Arjanit Hoxha.

Kujtojmë, përpos Kasamit, në këto zgjedhje nga Besa garojnë edhe dy nënkryetarët e partisë, Fadil Zendeli për Gostivarin dhe Kastriot Rexhepi për Çairin.

Marketing