Hoxha: Nëse vonohet vaksinimi, të vazhdojë ndihma

Nëse vonohet vaksinimi do të jetë e patjetërsueshme të vazhdohen ndihmat financiare të shtetit për bizneset për shkak se me këtë situatë epidemiologjike është e pamundur qëndrueshmëria e biznesreve. Këtë kërkesë e theksoi kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha, sipas të cilit autoritetet duhet të njoftojnë një datë të saktë se kur do të fillojë vaksinimi, pasi kjo sipas tij është edhe një presion psikologjik i bizneseve.
“Është patjetër e nevojshme për bizneset që të kemi informacion në lidhje me datën se kur do të fillojë vaksinimi për shkak se kjo është një presion psikologjik te bizneset duke pas parasysh se masat që janë paraparë nga qeveria në mungesë të vaksinave është e patjetërsueshme të vazhdojnë edhe në vijim për shkak se është e lidhur ngushtë qëndrueshmëria e bizneseve dhe pandemia.”,- tha Nebi Hoxha nga Oda Ekonomie e Maqedonisë Veriperëndimore.
Në takimin e zhvilluar mes OEMVP-së dhe kreut të opozitës, kreu i kësaj të fundit u shpreh se pakoja e pestë e qeverisë nuk është e mjaftueshme për biznesin dhe se nuk përfshin kategorinë real e të dëmtuarve nga kriza.
“Nuk është e mjaftueshme, kemi nënçmim të duhan-prodhuesve, do thosha një ndihmesë qesharake 10 denarë për kilogram të shitur, keni komunitet biznesi të kushtëzuar ose do të shfrytëzojë linjë kredituese ose do të marrë subvencionim të caktuar nga ana e qeverisë… Sasia e ndihmës dhe mënyra se si ajo ndihmë reflektohet  nga ana e qeverisë ndaj komunitetit të biznesit është jo e mjaftueshme dhe duhet të jetë edhe më e madhe që të mund biznesi të mbijetojë.”,- u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Qëllimi i takimit mes përfaqësuesve të Odës ekonomike dhe atyre të VMRO-së vjen në prag të caktimit të kandidatëve për zgjedhjet lokale nga ana e partive politike.
Marketing