Ballina Lajme Maqedoni Hoxha nga Shkupi Omer Bajrami thotë se FaceApp është haram

Hoxha nga Shkupi Omer Bajrami thotë se FaceApp është haram

Hoxhë Omer Bajrami është duke konsideruar se aplikacioni që u bë viral duke mundësuar që të dukesh më i vjetër, është haram.

Marketing

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoxhë Omer Bajrami ka thënë se këto aplikacione nuk janë në rregull në aspektin fetar.

“Aplikacionet për ndryshimin e pamjes së njeriut nga pamja reale, qoftë duke e bërë atë më të ri apo më të vjetër, qoftë duke i shtuar apo duke i hequr ndonjë gjë, nuk janë në rregull në aspektin fetar. Keni kujdes!”, ka shkruar Hoxhë Omer Bajrami.

Disa përdorues kanë pohuar se FaceApp automatikisht i ngarkon të gjitha fotot e telefonit tuaj në serverat e kompanisë, në momentin e parë që ju e përdorni këtë aplikacion. Sidoqoftë ekspertët e sigurisë kanë hedhur dyshime mbi këtë pretendim.
Në pjesën e aplikacionit që i dedikohet përdorimit të informacioneve thuhet se, “aplikacioni mund të bashkëndajë përmbajtjen dhe informacionet e përdoruesve me kompanitë që bëjnë pjesë në grupin e shoqërisë së FaceApp”.

Exit mobile version