Sekretari general i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha që mes tjerash mbanë edhe pozitën e ministrit të Bujqësisë në “Click Plus”, me Fatmir Aliun ka folur rreth pritshmërive të Besës në zgjedhjet lokale dhe planeve që kjo parti I ka për qytetarët.
Hoxha tha se Lëvizja Besa është parti që këto zgjedhje i ka marrë shumë seriozisht dhe do të garojë me pjesën më të madhe të lidershipit.
Shtoi se nuk do të merren me partitë tjera politike sepse siç tha populli tashmë e din kush janë ata dhe është lodhur prej tyre.
“Nuk do të merremi me partitë tjera, populli i din kush janë, opinion është lodhur prej tyre”, tha mes tjerash Hoxha, i cili u shpreh I bindur se në Tetovë do të fitojë kreu i Besës, Bilall Kasami që për kundërshtarë ka Teuta Arifin nga BDI, Vullnet Murselin nga ASH-AAA dhe Sadi Bexhetin nga PDSH.